Aksident, përplasen 3 automjete, 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme, ku sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut

Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për një viktimë, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Share This Article