EMRI-FOTO/ Arratiset i akuzuari për vrasje, ndodhej në spital kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i burgosur është arratisur këtë të martë nga shërbimet e Burgut të Durrësit, teksa ai ndodhej i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetesore.

Sipas burimeve, është arratisur Altin Ndoci, i cili është arrestuar nga SPAK për vepra të rënda penale. Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forcat e rendit kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen dhe rikthimin e tij në ambientet e sigurisë.

Kujtojmë së Altin Nodoci është arrestuar me urdhër të SPAK, i cili ndodhej në burg që prej muajt maj 2020 dhe akuzohet për vrasje.

Share This Article