52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të dhe shpëton mrekullisht

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë, në ballkonin e komshiut në katin e dytë në qytetin e Fierit.

Ai ka qenë në ballkon duke pirë cigare, ku edhe ka rënë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur ta zbresin nga kati i dytë, ndërsa është shoqëruar drejt Spitalit të Fierit.

Nga burime paraprake thuhet se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë zbritjes ai ka lëvizur.

Share This Article