LAJM I FUNDIT/ Dhunohet rëndë i riu, e nxorën me forcë nga makina pranë një karburanti dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj së marte. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor ”Lezhë – Rrilë”, ku personi me inicialet P. P., është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

I plagosuri rreth të 30-ave është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Vetë i riu ka thënë se nuk i njihte autorët. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
Share This Article