Moti, ja deri kur do të vijojnë reshjet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Edhe gjatë 24 orëve në vijim, moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas sinoptikanëve, ku herë pas here do të ketë reshje intensive shiu.

“Edhe dita e enjte mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura, të cilat do sjellin reshje shiu. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe në zonat qendrore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Sërish është jugu ai i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta”, u shpreh Hakil Osmani, sinoptikan, MeteoAlb.

Dita e premte pritet të sjellë një përmirësim të situatës meteorologjike në të gjithë vendin.

“Dita e premte ka sinjale të sjellë një përmirësim gradual të kushteve të motit. Kjo do të thotë jo se do të ketë diell, por do të ketë gradualisht rënie të intensitetit të reshjeve në pjesën perëndimore, e më pas gradualisht edhe në pjesën lindore pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta”, tha Osmani.

Gjatë ditëve në vijim, për shkak të luhatjes së temperaturave, në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Share This Article