Aksident, kamioni përplas këmbësorin, humb jetën 70-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur diten e sotme, ku sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur  në aksin rrugor ”Cërrik–Shalës”.

Një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur këmbësorin Xh. B., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Share This Article