Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit të automjetit, iu gjet një dokument i dyshuar i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar i falsifikuar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




