Roja i dehur i spitalit hyn në dhomat e të sëmurëve dhe përfshihet në sherr me infermierët dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident i paprecedentë është regjistruar sot në pavionin e senatoriumit të Spitalit Rajonal të Korçësku, roja i sigurisë ka shkaktuar një skandal të vërtetë në gjendje të dehur.

Sipas burimeve, roja ka hyrë pa leje në pavion dhe në dhomat e pacientëve, ku ka filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë ata në mënyrë të përsëritur.

Sjellja e tij alarmoi stafin mjekësor, i cili ndërhyri për ta ndalur, por situata agravoi edhe më tej, pasi roja ka debatuar dhe është përplasur edhe me infermierët.

Kulmi i incidentit ndodhi kur roja goditi një familjar të një pacienti të shtruar në pavion, çka detyroi thirrjen e menjëhershme të policisë.

Efektivët ndërhynë për të neutralizuar situatën dhe më pas shoqëruan rojen në komisariat.

Share This Article