Kandidati për deputet i ASHM-PD, Arben Ristani, ka kontaktuar me punonjëset e biznesit fason në zonën industriale të Gjirokastrës.
Fokusi i programit të PD për Qarkun e Gjirokastrës është shumë i qartë-ka thënë zoti Ristani. Rikthimi i të gjitha drejtorive rajonale në këtë qark duke i dhënë sërisht dimensionin rajonal që i ka humbur nga shpërngulja e të gjitha drejtorive rajonale nga qeveria socialiste. Për një dokument të vetëm njerëzit largohen në Vlorë, Fier, Lushnjë apo gjetkë duke shpenzuar të holla, humbur kohë dhe punë-ka thënë zoti Ristani.
PD synon që në aspektin demografik të rristë pagesat për nënat që lindin fëmijë duke u dhënë shpërblim gradual nga fëmija e parë e deri tek ai i tretë i cili do të ketë mbështetje totale nga shteti deri në moshë madhore. PS dhe Edi Rama ka të vetmen ofertë për gjirokastritët dhe shqiptarët Noc Rrokun. Kjo është oferta e vetme që ka ai. Ndaj më 11 maj të gjithë së bashku të mblidhemi dhe të reagojmë përmes votës pasi në këtë mënyrë do të mund të rivendosim normalitetin në vend.
Ndërsa përsa i përket programit të mbështetjes sociale, është shumë e qartë se nuk do të ketë më varfëri ekstreme, pasi që në muajt e parë do të ofrohet mbështetje dinjitoze financiare për familjet pa të ardhura.



