Aksident, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës.

Një 79-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article