Politologu, Shpend Gashi, paralajmëroi se dy emra të njohur, njëri nga e majta dhe tjetri nga opozita, priten të bien në ‘gijotinën’ e SPAK para zgjedhjeve të 11 majit.
Gashi tha se kjo është arsyeja pse Edi Rama ka marrë vendimin për mbylljen e TikTok për të tërhequr vëmendjen.
“Duke marrë parasysh se vendimin e jep një kafshë politike si Edi Rama, nuk mund t’i shmanget arsyeja e përdorimit elektoral.
Mediat po presin çdo ditë për të mësuar emrin e radhës që do të lidhet me një arrestim të mundshëm, siç janë Balluku dhe Balla.
Dje dolën lajme në TikTok për të dy, të cilat më pas u përgënjeshtruan nga SPAK,” tha Gashi, në studion e News24.
Ai nënvizoi se një emër i njohur nga e majta dhe një tjetër nga e djathta pritet të bien në gijotinën e SPAK, duke shtuar se për t’i shpëtuar efektit elektoral të goditjes ndaj një eksponenti të rëndësishëm politik, qeveria ka vendosur të hapë “tymnajën” e mbylljes së TikTok.




