Një sherr ka ndodhur mes disa rinjve pranë një gjimnazi në Tepelenë.
Sipas uniformave blu mësohet se dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle.
Policia ka proceduar penalisht dy të rinjtë Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.