Një 37 vjeçar është ekstraduar nga Parisi këtë të mërkurë, i akuzuar për disa vepra penale si “vjedhja” dhe “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”.
Shtetasi Shpëtim Kraja, sipas njoftimit të policisë, në vitin 2022 ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur tip “Benz”.
I ekstraduari, është i akuzuar nga Gjykata e Kurbinit për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.