Arratia e reperit Noizy, pas shpalljes së tij në kërkim nga policia e Kosovës, ka zgjatur vetëm dy ditë.
Reperi është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin.

Reperi ishte në kërkim për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë, pasi bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.

Rigels Rajku është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi u ndalua nga një postobllok policie.

Rajku po shkonte për të performua në një klub nate.

Reperi u arrestua së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.

Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.