Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka analizuar alternativat e mundshme për kapjen e autorëve të masakrës në Memaliaj.

Sipas analizës së ekspertit mundësitë që autorët të jenë arratisur drejt tokës greke janë të mëdha, kjo pasi grupet kriminale janë të prirura të përdorin “shtigjet e gjelbra” për humbjen e gjurmëve.

Mundësia është të jenë brenda territorit sepse janë njoftuar në kohë Pikat Kufitare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë përdor edhe ndonjë shteg të gjelbër sepse janë zgjidhje që i përdorin grupet kriminale edhe për futjen e emigrantëve të paligjshëm”, tha eksperti në një lidhje televizive.

Sipas tij, ngjarje të tilla madhore kërkojnë angazhimin e instancave kompetente sepse atentate të këtyre përmasave edhe sot e kësaj dite kanë mbetur pa autorë.

Nga atentati në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.