Ditën e sotme janë arrestuar 8 persona në shtetin italian për shitje kokaine.
Mediat italiane bëjnë me dije se tre prej personave të arrestuar ishin me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Armand Losi, 33 vjeç, banues në Champdepraz. Në arrest shtëpie janë bashkëshortja e tij Gentjana Losi dhe një bashkatdhetar i tyre.
Ndërkohë për katër persona të tjerë, të gjithë italianë me banim në Media dhe Bassa Valle, gjyqtari urdhëroi detyrim paraqitje.
Hetimet nisën rreth një vit më parë dhe silleshin rreth figurës së Alliod.
Sipas hetuesve, ai drejtonte një treg të lulëzuar të tregtimit të kokainës, më pas biznesi filloi të binte kur Armand Losi u zhvendos në zonë.
Menjëherë lindi një bashkëpunim, por më pas, sipas hetuesve, grupi i shqiptarëve filloi të menaxhonte në mënyrë të pavarur tregun.
Droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.