Hetimet per zbardhjen e dinamikes se tragjedise se djeshme ne Kelcyre, ku humben jeten 7 klandestine te huaj dhe shoferi shqiptar, kane hyre ne faze te re.

Per llogari te Policise dhe Prokurorise Gjirokaster eshte arrestuar sot Agustin Gjeta, 26 vjeç, nga qyteti i Shkodres, si dhe eshte ndaluar Ramazan Dekovi, 23 vjeç, po nga Shkodra.

Te dy keta persona akuzohen per vepren penale 298/3 te Kodit Penal, ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.