VIDEO/ Blegtorët e jugut bllokojnë “Urën e Kardhiqit”: Shteti na ka harruar, kërkojmë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të hënë blegtorët e jugut te Shqiperise, kryesisht te Gjirokastrës, Sarandës , Delvinës, Tepelenës dhe Përmetit janë bërë bashkë te “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër, për te protetuar ndaj mungesë së subvencioneve dhe rritjes së çmimit të qumështit.

Në fjalën e tyre për mediat blegtorët shprehen se ata e shesin qumështin më lirë, ndërkohë që është dyfishuar çmimi për ushqimin e bagëtive dhe shitja nga fabrikat e përpunimit të qumështit.

Ata shprehen se ndihen te detyruar nese kjo situatë nuk merr një zgjidhje të shesin të gjitha krerët që kanë.

Gjithashtu blegtorë e shohin si zgjidhjen e vetme këtë profesion, madje dhe jetike për familjet e tyre.

Kjo situate i ka detyruar të bllokojnë dhe rrugën për disa minuta në shenje proteste dhe shprese për një takimë me deputeten e qarkut dhe ministren.

Share This Article