Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Oltjan Belulaj, është arrestuar nga policia e Perusë për llogari të drejtësisë franceze.
I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Francë, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një bande kriminale të organizuar. 33-vjeçari u ndalua në një aeroport të Perusë, pasi organet e sigurisë kishin marrë informacion të sigurt se ai do të mbërrinte me një fluturim nga Brazili. Shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve franceze ku do të gjykohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai akuzohet për trafik të paligjshëm droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminaldhe rrezikon dënim deri në 10 vite burg.