Bujari ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan bashkëshorten e tij, Haxhirenë. Ai thotë se për 23 vite ka jetuar në shtëpi me vjehërrit. Vjehrri ka ndërruar jetë dhe ka mbetur vetëm Hajria 87-vjeçare, por Bujari nuk do që ajo të qëndrojë më me ta.

Haxhireja nuk pranon ta lërë të vetme nënën e saj të moshuar. Diskutimi mes tyre,i cili zhvillohet në prani të së moshuarës që ndodhet në studio, merr tone të forta e të ashpra dhe Bujari i thotë gruas se janë të ndarë.

Haxhire: Po ç’faj ka ajo nënë? Ajo është si një fëmijë 87 vjeçe!

Bujar: Nuk më intereson! Unë jam deri këtu, nuk mbaj më!

Haxhire: Unë nuk mundem ta hedh poshtë nënën time, nuk e hedh dot poshtë!

Bujar: Bëj çfarë të duash me nënën, nëna është e jotja, nuk është e imja! Nëna ka një djalë që e ka braktisur, ta dëgjojnë të gjithë, mes katër rrugëve, një zonjë atje, 87 vjeçe!

Haxhire: Dakord, ai është një maskara, ai është një djalë i pamëshirshëm! Ai kërkon të ndajë motrën nga burri dhe të rrijë vetë rehat!

Bujar: Ne jemi të ndarë zonjë! Ne jemi të ndarë! Publikisht!

Haxhire: Pse more burrë?

Bujar: Po, po! Unë nuk ju duroj më! Kam 23 vjet që ju duroj, kam 23 vjet që i duroj, i kam rregulluar prindërit e tu, edhe unë jam bërë i keq, jam bërë me pseudonime nga m të ndryshmit, në rregull, që unë nuk duhet të vija në këtë derë se vëllai yt nuk kishte mëshirë ta mbante nënën e vet atje ku është!