Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas me iniciale A. S., 32 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

32-vjeçari ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social “Tik-Tok”, një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.