Familjarët e Bedrie Lokës thonë se ishte kushërira që ia hapi TikTok-un me emrin e saj dhe postonte foto e shkruante fjalët më të rëndë që mund të thuhen për një grua, një nënë.
“Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit k******* e Sukthit kjo q**** me lekë”, shkruhej në foto.
Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën, e cila më pas kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.
Bedrie Loka kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale, por nuk u mor asnjë masë.
Për dy vjet ajo ka qenë në një presion të madh psikologjik që e detyroi të vetëvritet dy ditë pas kishte hyrë 2024-ta.
Pas vetëvrasjes videot në TikTok janë fshirë, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”.