Sherr me thika, 60-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e sotme ka ndodhur një sherr për motive të dobëta në Durrës.

Shtetasit E. Ç, 54 vjeç dhe G. D., 60 vjeç janë konfliktuar me thika.

54-vjeçari ka plagosur 60-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur