Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Sarandë, teksa është proceduar penalisht në gjendje të lirë babai i tyre, pasi kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësin e policisë që po shoqëronte njërin prej tyre.
24-vjeçarin P.N., ishte me masë sigurie arrest shtëpie për prodhim dhe shitje narkotikësh, por e kishte thyer këtë masë.
Efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, po vëllai dhe babai i të akuzuarit kanë ndërhyrë duke mos e lejuar të kryente detyrën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 24 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin A. N., 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit P. N., pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,” njoftoi policia.