Kryetari i Partise Demokratike Gjirokaster, Eri Shehaj, ka reaguar per viziten shetitese qe kryeministri Rama ka kryer diten e sotme ne Gjirokaster.
Permes nje shkrimi ne fb, Shehaj e ka cilesuar viziten e Rames, si nje miks filmi delirant me regji partiake dhe një teatri tragjiko-komik me aktorë përfaqësues të popullit të tij.
Ja reagimi i plote i Shehajt:
Rama, ky tallës i popullit të vet!
Vizita e kryeministrit në Gjirokastër, ishte një miks filmi delirant me regji partiake dhe një teatri tragjiko-komik me aktorë përfaqësues të popullit të tij. Ardhja e dr. Berishës vetëm 10 ditë më parë në Gjirokastër dhe jehona e vizitës së tij në mbarë Shqipërinë, e vërsuli Ramën me taborë nëpër kalldrëme.
Dhe kështu “pashai” kërkoi qytetarë të lumtur, po kund nuk gjeti, e u mjaftua me pak turistë nordikë që Gjirokastrën e duan më shumë se ai. “Kryeveziri” u mor me ata pak të rinj që u serviri kryetari bashkisë, të cilit i kujtuan se asnjë tabelë për be nuk gjeje për të vizituar bukuritë e Gjirokastrës. Dhe kryeveziri, si u tall mirë e mirë me kryetarin e bashkisë, iu soll paq dhe të rinjve duke u thënë që punën kërkojeni nëpër botë.
Për pensionistët e mbylli gojën, për mësuesit, pedagogët, mjekët , infermierët asnjë llaf le më kacidhe në gjithë këtë krizë. Biznesmenëve ama u tha jepuni para puntorëve, se do u lëshoj ministren si turku hallvës. Fermerët i poqi në fushë të Dervicianit dhe i talli paq për format trupore dhe kërkesat që kishin.
Po a ka më kuptim të fshyhesh prej këtij të pashkolluari?! A mund të durojmë më të jemi nën diktatin e tij?! Jo dhe Jo! Njëzëri, së bashku të shpëtojmë Gjirokastrën nga duart e këtyre të pangopurve! Ora ka ardhur!