Kakavije/ Arrestohet shqiptari, vrau kolegun me lopatë në Greqi

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia greke ka arrestuar pas 21 vitesh kërkim shqiptarin e akuzuar për vrasjen me lopatë të kolegut të tij.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është kapur në pikën kufitare në Kakavijë nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 në një punishte të përpunimit të mermerit në zonën e gjerë të Kanalakit.

Shqiptari vrau kolegun asokohe pas një sherri për çështje pune.

Share This Article