Kane Tanaka, banore e prefekturës Fukuoka në Japoni, e cila sipas Librit të Rekordeve Guinness është personi më i moshuar i gjallë në botë, ka mbushur 119 vjec.
Kane, një grua japoneze e lindur më 2 janar të vitit 1903, e cila jeton në një shtëpi pleqsh në Fukuoka në Japoninë perëndimore, festoi ditëlindjen e saj të 119-të.
Tanaka, e cila zgjidh enigmat me numra, pëlqen çokollatat dhe pijet me gaz.
Para saj, personi më i vjetër në botë ishte Chiyo Miyako, një grua japoneze e cila vdiq në korrik të vitit 2018 në moshën 117-vjeçare.
Më jetëgjata në botë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.