Me urdhër të GJKKO-së, SPAK po zhvillon sot në 22 shtator kontrolle në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda.
Në kuadër të hetimit, po kryhen kontrolle edhe në banesa të personave të tjerë.
Ndërkaq, për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra.
Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Operacioni lidhet me një nga fraksionet e dosjes së AKSHI-it.




