LAJM I FUNDIT/ Himarë, situata drejt stabilizimit, nuk ka më rrezik për banesat

Jugulajm.net
1 Min Read

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht nuk paraqitet më rrezik për banesat.

Forcat e angazhuara në terren vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të plotë të flakëve dhe izolimin e vatrave të mbetura aktive.

Ndërhyrja po vijon me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Autoritetet po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri në terren.

Share This Article