Zjarr ne fshatin Lazarat prane pompes se ujit. Flaket u konstatuan në fushën pranë pompës së ujit pas mesnate.
Pas kesaj, zjarrfikesit e Gjirokastres mbërriten ne vendngjarje, duke ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen dhe duke e vene nen kontroll ne oret e para te mengjesit te sotem.
Zjarri u konstatua në afërsi të së njëjtës zonë ku ishte regjistruar një vatër zjarri tre ditë më parë.
Dyshohet se zjarri mund të kete qene i qëllimshëm, ndërsa organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive për këtë ngjarje. Nga zjarri nuk pati dëme.




