Publikimi së fundi në rrjetet sociale i fotove apo videove i vendgrumbullimit të mbeturinave në Këlcyrë, ka nxitur një debat të gjerë përsa i përket nëse duhet të jetë apo jo pranë Vjosës landfilli i Këlcyrës.
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Këlcyrë ka 26 vite që ka gjetur strehë në këtë vend. Është pranë lumit Vjosë që është dhe kësisoj zonë e mbrojtur. Në këtë vendgrumbullim depozitohen edhe mbetje inerte në mungesë të një destinacioni përfundimtar për përpunimin e tyre. I vetmi problem është afërsia me Vjosën ku dikur kjo problematikë nuk qëndronte me faktin se Vjosa nuk ka mbajtur këtë status të sotmin. Ndërkohë që respektohet largësia nga zona e banuar pasi ndodhet shumë kilometra. Banorët e Këlcyrës thonë se disiplinimi i këtyre mbetjeve dhe mos dalja e tyre jashtë territorit të destinuar eshte paresore per nje mjedis te paster.
Nga ana e saj Bashkia e Këlcyrës, ka marrë masa dhe po merr perdite që disiplinimi i mbeturinave të jetë sa më solid dhe që shumimi i tyre të mos përbëjë problem per mjedisin.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Këlcyrës Tonin Qyra, vend-depozitimi i mbetjeve urbane në këtë vend, është ndërmarrë me vendim të Këshillit Bashkiak në vitet 2000. Mbeturinat nga Kelcyra do te zhduken prej vitit te ardhshem kur ato do te depozitohen ne Landfillin e Bajkaj ne Delvine.



