Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 61-vjeçari është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezulton të ketë qenë i fundosur.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.
Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




