Vazhdojnë hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja , i vrarë brutalisht në Paderno del Grappa. Hetimet, tashmë të besuara tek Ris Carabinieri, po përpiqen të hedhin dritë mbi një enigmë të ndërlikuar elementësh që mund të zbulojnë identitetin e vrasësit. Specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Dedja, më 20 janar 2024. Zona ku u gjet Mercedesi B-Class i Dedjas ishte nën kontroll dhe pak më larg kufoma e 39-vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale pasi i ka shpuar mushkëritë.

Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me furi tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur.

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”. Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar të njohurit e të shoqit.