Poliçani dhe krahina e Zagorise ne Gjirokaster jane misherimi i asaj qe natyra u ka dhe gjithcka ndersa njeriu asgje.

Krahina eshte e shpallur Park Natyror dhe si e tille ka zgjuar interesin e turisteve vendas e te huaj, te cilet kerkojne te eksplorojne 30 monumentet e natyres dhe te kultures qe gjenden ne zone. Por sipas banoreve rruga thuajse e shkaterruar ben qe vizitoret te jene me pakice ndersa ato pak biznese te zones te jene ne prag te falimentit.

Banoret jane ankuar shpesh, por sic ndodh rendom kane marre vetem premtime boshe ndersa ne prag te zgjedhjeve lokale disa arna betoni ishin shume pak per nje zone totalisht te izoluar

Policani dhe 10 fshatrat e krahines se Zagories kane nje potecial te jashtezakonshem natyror por izolimi i tyre ka bere qe tashme te nise edhe braktisja masive. 40 kilometrat qe lidhin kete zone me Gjirokastren pershkohen per me teper se 3 ore me fuoristrade duke bere qe vizitoret te mendohen mire nese duan ta ndermarrin nje aventurevte tille