Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një shtetase me detyrë në një konvikt, pasi ka dhunuar me sende të forta një shtetase tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt.

44-vjeçarja dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.