Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin O. R., 44 vjeç, banues në Kalasë.

Procedimi penal filloi pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar 4 gomat e automjetit shtetasit L. S.

Ky shtetas dyshohet se ka çarë edhe gomat e 2 automjeteve të tjera, ngjarje të ndodhura ditët e fundit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.