Mbrëmjen e sotme nga ora 21:00, Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube.

Bavarezët eliminuan Arsenalin në çerekfinale, kurse Real Madrid e eliminoi Manchester Cityn pas dy ndeshjeve shumë emocionuese e dramatike.

Ja formacionet:

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Goretzka, Pavlovic; Muller, Musiala, Gnabry; Kane.

Real Madrid: Lunin; Vazquez, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior.