Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

Ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor, i cili ende nuk është identifikuar.