Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Bastia Umbra.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi 3 kg lëndë narkotike kokainë e pastër, ndërsa 40 gramë të tjera ishin tashmë gati për t’u hedhur në treg.

U gjetën edhe një kilogram e 800 gram lëndë e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 600 euro.

Hetimet, të kryera gjithashtu duke përdorur përgjime telefonike, si dhe lokalizimin satelitor, dokumentuan shumë episode të trafikut të drogës që i atribuohen një grupi kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, aktiv në Perugia, të cilët tregtonin sasi të mëdha droge.