Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Kuçovë të Beratit, pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, dhe mësohet se gruaja është nisur drejti spitalit për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 67-vjeçaren drejt aktit ekstrem, ndërsa sipas policisë dyshohet se gruaja ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.  

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.