Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në rrugën Transballkanike ne Vlore, ku një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë, ai është përplasur me dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara.

Për fat të mirë persona të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale të automjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.