Turi çiklistik i Shqipërisë është shoqëruar me incidente.

Mësohet se 3 prej çiklistëve janë përplasur në aksin Kuç – Qeparo dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etepa e katërt në edicionin e 81-të, përfshin itinerarin Vlorë- Himarë – Llogara. Edicioni startoi me datë 20 të këtij muaji nga Sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.