Është publikuar një foto e 41-vjeçarit i cili u ekzekutua mesditën e sotme në Fier.

Autori i dyshuar i cili është Agim Gashi e ka pritur viktimën pranë banesës së tij dhe sapo ai ka hyrë në automjetin e tij “Porche” e ka ndjekur makinën e tij “Benz”.

Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik. Pistat ku po hetohet janë disa.

Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.