Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka pasur ndryshime në rang drejtuesish.

Kështu bëhet me dije se është larguar shefi i Qarkullimit, Emin Harizi dhe shefi i rendit, Kastriot Ndoji.

Ndërkohë që Shefi i ri i Qarkullimit është emëruar Lulzim Marini, kurse në krye të rendit është vendosur Eriseld Buzi.