Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se 33-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari” informoi sot policia e Durrësit.