Dy makina janë përplasur në zonën Fushë-Krujës, në fshatin Larushk.

Një makinë tip ‘Benz’ dhe një ‘Golf 5’ janë aksidentuar dhe njëri nga mjetet ka shpërthyer më pas në flakë.

Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur.

Mjeti është përfshirë nga flakët, por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.