Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se flakët janë përhapur në repartin e kirurgjisë dhe kanë nisur në dhomën e një mjeku.
Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.