Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët.

Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Asnjë shenjë pendese nuk shfaqi infermieria Aruona Pelaj, e cila me kokën lart e me pranga në duar u shfaq duke u future në sallën e gjyqit, ku u vendos që të qëndrojë prapa hekurave, bashkë me dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe R.K.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.