Një video e një sherri mes nxënesve në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë po bën xhiron e rrjetit.

Në video shihen disa vazja që kapin nga flokët dhe godasin një vajzë për disa sekonda derisa vajza arrin të largohet. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë konfliktin e tyre të degradojë deri në këtë fazë, por ajo që vihet re është se vajzat janë me uniforma dhe çanta shkolle, dhe askush aty pranë nuk ndërhyn për ti ndarë.

Pamje të tilla tregojnë se edukimi i brezave sot mbetet ende problem dhe një plagë e rëndë për shoqërinë, qofshin këto vazja apo djem.