Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njihet si ministrja e gafave dhe të radhës e bëri me të rinjtë dhe gjimnazistët e Fierit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja foli për mësimin e gjuhës së kodimit për fëmijët e klasës së parë. Teksa ajo po u shpjegonte si mundet një fëmijë i klasës së parë të mësojë kodimin, ministrja iu drejtua të rinjve që të pyesin fëmijët e tyre.

“Çfarë po thosha është që për 100 shkolla në Shqipëri kanë filluar tashmë të bëjnë programin e kodimit. Pjesa më e madha e juaja mendojnë se ata janë në klasë të parë, nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë as anglisht dhe si ka mundësi që do mësojnë kodimin. Por në fakt ky kodim është i përgatitur për fëmijët e klasës së parë.

Ka një metodologji që bazohet tek një lojë në mënyrë argëtuese. Për ata prej jush qe keni fëmijë në klasë të parë (ju s’keni fëmije në fakt) por ju keni motra dhe vëllezër që mund të jenë në klasë të parë mund ti pyesni se çfarë po mësojnë ata gjatë kësaj kurrikule të re.

Kjo nuk fillon dhe mbaron me klasën e parë por do të vazhdojë deri në vitin e tretë të gjimnazit”, tha Bora Muzhaqi gjatë fjalës së saj me të rinjtë e Fierit.